abdiTmerri më i madh i xhihadistëve të Shtetit Islamik janë femrat pasi ata besojnë se nëse vriten nga dora e tyre, nuk do të mund të shkojnë në parajsë.

Rrëfimi vjen nga Nesrin Abdi, një luftëtare 20-vjeçare e cila prej gati një muaji është pjesë e luftëtarëve kurdë që po mbrojnë qytetin e Kobane në kufi mes Sirisë dhe Turqisë.

Në një artikull të DailyMail, Abdi thotë se arsyeja kryesore se përse femrat kurde luftojnë në mbrojtje të Kobane është që t’i fusin frikën xhihadistëve.

Ajo thotë se kur luftojnë kundër tyre, janë krenare dhe iu bëjnë me dije atyre, se po vdesin nga dora e një femre.

tvklan.al