Dizajni ruan linjën e themeluesve të markës në javën e modës së Milanos

Mes një labirinthi të akullt që simbolizon stinën, marka italiane e modës Fendi ekspozoi koleksionin e ri Vjeshtë/Dimër për femra.

Sfilata nisi me një xhaketë të leshtë kafe, dizajn i stilistit Kim Jones, i cili është përpjekur të ruajë stilin e themeluesve të markës, familjes Fendi dhe bashkëpunëtorit të mëvonshëm Karl Lagerfeld.

Koleksioni i ri përmban mantele, të sipërme të shkurtra të thurura, pantallona me bel të lartë e fustane e këmisha të mëndafshta me shirita. Ngjyrat dominante të koleksionit janë roza e zbehtë, e bardha, kafja e errët, grija dhe e zeza.

Si të gjitha sfilatat e muajve të fundit nëpër botë, edhe java e modës në Milano transmetohet online pa praninë e publikut në sallë për shkak të kufizimeve për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Tv Klan