Shkretëtira e Saharasë është si rrallë herë mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero. Ky është një fenomen shumë i rrallë, pasi temperaturat aty janë shumë të larta gjatë gjithë vitit.

Ka qenë fotografi Karim Bouchetata, i cili ka fiksuar disa imazhe nga Saharaja e mbuluar me dëborë, dhe pamjet janë përhapur në të gjithë botën.

Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi këtë shkretëtirë.  Më herët, dëbora ka mbuluar Saharanë dhe në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit./tvklan.al