Një fenomen i çuditshëm po ndodh në galaktikën tonë. Pjesa e Rrugës së Qumështit ku ndodhet edhe sistemi ynë diellor po vibron, pra ka një dridhje. Kjo gjë është pasojë e një fenomeni që shkencëtarët nuk dinë t’i japin një përgjigje.

Sipas tyre, shkaqet e mundshme janë dy. Ndoshta është rrjedhojë e përplasjes me një galaktikë të vogël që luante rolin e një sateliti, ose impakti me një trup qiellor i cili ka qenë tejmase i pasur me lëndën e zezë, që është materia misterioze që dimë që ekziston në univers, por ende nuk njohim përbërjen e saj.

Këto dridhje u zbuluan nga dy teleskopët e mëdhenj të pozicionuar në New Meksiko dhe Kili, të cilët arritën të kapnin sinjalet e 2 jehonave të rezonancave ndërplanetare. Gjithashtu nga vrojtimet është vënë re që janë krijuar disa anomali në shpërndarjen e yjeve të Rrugës së Qumështit në disa zona qendrore të saj, që kanë krijuar disa valë vertikale të pazakonta.

Ky është edhe një ilustrim i dimensioneve të Rrugës së Qumështit, e cila shtrihet në rreth 100 mijë vjet dritë largësi nga njëri skaj në tjetrin.

Astrofizikantët shpjegojnë se përplasja me një galaktikë të vogël nuk është i pamundur, pasi deri më sot janë zbuluar 60 të tilla që rrotullohen në afërsi të galaktikës sonë. Ndërsa në rastin se bëhet fjalë për një masë së materies së ërrët në orbitën e Rrugës së Qumështit, ajo nuk mund të vrojtohet, por efekti i saj gravitacional mund të sjellë pasoja të tilla. Ne mund të jemi në gjendje të dallojmë efektin gravitacional të saj.

Klan Plus