Fenomeni i pazakontë në qiell (Video)

Fenomeni i pazakontë në qiell (Video)

13:08 13/12/2019

Banorët e një qyteti në Kinë kanë mbetur të habitur kur kanë parë se në qiell dukeshin tre diej. Fotot dhe videot tregojnë tre pika të shndërritshme dhe rrezet që mundohen të depërtojnë përmes reve.

Megjithatë, ky fenomen në dukje i pazakontë, e ka një shpjegim. Ekspertët thonë se në këtë rast kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur “Sun Dog”. Ky është një fenomen optik që krijohet kur rrezet e diellit hasin në copëza akulli në ajër.

Iluzioni i rrallë shkakton këtë pamje, sikur në qiell ekzistojnë tre diej. Ky fenomen shkaktoi një pamje mahnitëse në qytetin kinez në një ditë të ftohtë kur temperaturat ishin tepër të ulëta. Një meteorolog në Kinë ka thënë se ky fenomen i quajtur “Sun Dog” ndodh rrallë në këtë shtet.

Sipas NASA, ky iluzion ndodh kur formohen kristale akulli në formë pllake që bien nga qielli. Dhe për të kuptuar më mirë, NASA e ilustron me procesin e rënies së gjetheve nga pemët. Fenomeni “Sun Dog” mund të ndodhë në çdo vend dhe në çdo kohë të vitit, por është më i dukshëm në muajt Janar, Prill, Gusht dhe Tetor. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi