Hëna e parë e plotë e vitit 2020 do të shoqërohet me një eklips dhe me yje që bien. Ky do të jetë qielli i Janarit, që do të dominohet nga shkëlqimi i Venusit.

Hëna e plotë do të jetë në datën 10 Janar, dhe do shoqërohet pikërisht me një eklips të ashtuquajtur hije, ku Hëna kalon në një zonë të hijes së Tokës, por pa u errësuar plotësisht prej saj.

Ky kalim në zonën e hijes do të zgjasë rreth 4 orë, thonë ekspertët e astronomisë. Ndërkohë që qielli i Janarit është ndriçuar nga yjet që bien, Quantrantidet, që prej natës së kaluar.

Por nuk mungon është shkëlqimi i planetëve që mund të admirohen me sy të lirë në muajin e parë të vitit. Është Venusi apo Afërdita, që në fund të muajit do të perëndojë rreth 3 orë pas Diellit, ndërkohë që vendin do ia lërë Jupiterit, e më pas në orët e agimit, Saturnit.

Por pikërisht në orët e para të ditëve mund të admirohen në qiell edhe planeti Mars dhe ylli Antares, që është edhe më i ndritshmi i yjësisë së Akrepit.

Klan Plus