Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Intervistë Ferdinand Xhaferri

Ferdinand Xhaferri:- Nuk është një gjë e mirë që politika shqiptare ka ngelur peng edhe trajon me intesitet mbi normalin gjëra që janë fare anësore. Ky nuk ishte problem as i Partisë Demokratike dhe as i parlamentit shqiptar, sepse realisht qëndrimin tonë në delegacione e përcaktojn rregulloret e asambleve ku ne marrim pjesë, të cilat ë thonë shum qartë se ne jemi të zgjedhur për një legjislatur. Ndërsa faktin që nga PD apo nga grupi i zotit Berisha na kërkohet që ne të japim dorëheqjen nga funksionet tona, unë do të thoja që ne kemi 9 vjet në pluralizëm dhe mendoj se jo vetëm ne port ë gjithë shqiptarët janë kuptuar me dy lloj dorëheqjesh, me dorëheqjet që kërkonin komisarët atëhere pa asnjë shkak, në kohën e regjimit Hoxhist dhe dorëheqjet që kanë të bëjnë në pluralizëm të cilat lidhen me përgjegjësi. Pra objektivisht dorëheqja është krejtësisht individuale, çdo njeri analizon veten dhe vendos. Në këtë prizëm unë mendoj që dorëheqja mund ti bëjnë kërkesë vetës jo tja kërkojnë të tjerët, të gjithë ata politikanë që kanë ndjerë përgjrgjësi dhe kanë pranuar që kanë toleruar firmat piramidale. Ndërsa fakti që zoti Minarolli na kërkoi që ne të japim dorëheqjen unë e justifikoj dhe nuk ja marrë për të keq sepse gjatë kohës që në shqipëri u kultivua ky koncept i dorëheqjes, zoti Minarolli me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të zotit Berisha ka qenë disa vite në Beograd, kështu që noshta nuk e ka kutuar akoma këtë gjë./tvklan.al