Sulmuesi: Tepër e rëndësishme për karrierën time

Myrto Uzuni ishte i rëndësishëm për kualifikimin e Ferencvaros në fazën e grupeve të Champions League pas 25 vitesh pritje.

Sulmuesi shqiptar realizoi 2 gola pak kohë pasi iu bashkua kampionëve të Hungarisë. Shorti e vendosi Ferencvaros në një grup me Barcelonën dhe Juventus, kundërshtarë tepër të fortë. Myrto Uzuni tregoi për TV Klan objektivin e klubit dhe rëndësinë që këto përballje kanë për të.

Normalisht duke parë ndeshjet me dy ekipe të fortë si Barcelona dhe Juventus ne synojmë vendin e tretë. Uroj që t’ia arrijmë. Është një reklamë shumë e mirë për mua personalisht, pasi do kem mundësi që të shprehem përballë dy ekipeve më të mirë në botë, uroj të jap më të mirën pasi është e rëndësishme për karrierën time”, u shpreh Myrto Uzuni.

Në të njëjtin grup është edhe Dinamo Kiev. 25-vjeçari zbuloi edhe atmosferën që e rrethon në Budapest.

Që kur kam ardhur drejtuesit shprehin dëshirën për të qenë në grupet e Champions League. presioni rritej, por ndikoi pozitivisht. Tifozët më përkrahin”, shtoi futbollisti. Myrto Uzuni u tranferua gjatë verës te Ferencvaros duke fitmosur një marrëveshje 4-vjeçare.

Tv Klan