Futbollisti shqiptar shmang humbjen me golin e tij

Myrto Uzuni shpëtoi Ferencvaroshin nga humbja në kampionat hungarez. Futbollisti shqiptar realizoi nga goditja standarde në përballjen në fushën e Pushkash Akademi që përfundoi në barazim 1-1.

Ky ishte goli tretë për Uzunin në kampionat. Ferencvaroshi kryeson në kuotën e 39 pikëve pas 16 javësh të zhvilluara.

Tv Klan