Do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh tek “Djajtë e kuq”

Sir Alex Ferguson pritet të marrë një rol më të rëndësishëm te Manchester United sipas gazetës “Daily Mail”.

Administratori i deleguar, Richard Arnold i është drejtuar trajnerit legjendar të “Djajve të Kuq” duke i kërkuar 80-vjeçarit të bëhet pjesë e një grupi ekspertësh ku bëjnë pjesë edhe ish-kapiteni, Bryan Robson, ish-drejtorin ekzekutiv, David Gill dhe drejtori sportiv, John Murtough.

Përvoja e tyre do të shërbejë më shumë në përmirësimin e situatës në klub, veçanërisht tek ekipi i parë. Ferguson ka qenë pjesë e klubit edhe pas largimit në vitin 2013 nga roli i trajnerit, por roli i tij ka qenë më shumë honorifik.

Propozimi për detyrën e re i është bërë të martën gjatë një dreke në qendrën stërvitore të Manchester United. Mendohet se ky grup këshilltarësh do të ndikojnë në ecurinë e klubit që nuk po ka shkëlqimin e dikurshëm, prej largimit nga stoli të Sir Alex Ferguson.

Tv Klan