Fermerët bllokojnë rrugën

Fermerët bllokojnë rrugën

15:48 07/10/2019

Protestë për shitjen nën kosto të prodhimeve

Mungesa e tregut vendas apo dhe blerja me çmime të ulëta e prodhimeve për eksport nga grumbulluesit nxori në rrugë qindra fermerë nga Lushnja, Berati dhe Fieri. Për 30 minuta ata qëndruan mbi urën e Kuçit dhe tentuan të bllokojnë qarkullimin e mjeteve.

Fermerët thonë se domatet e tyre blihen me 10 deri në 20 lekë për kilogramë në pikat e grumbullimit, të cilat i eksportojnë në vendet fqinje.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi, sepse po shkojnë drejt falimentimit. Kërkesa e ulët në treg për disa perime, sipas fermerëve ka çuar në kalbjen e prodhimit ende të pavjelur.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT