Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhinës protestuan për të tretën herë kundër ndryshimit të TVSH-së për prodhuesit e qumështit.

Ata paralajmëruan se nëse skema e qeverisë për dhënien e TVSH në vlerën 6 % nuk ndryshon dhe kompensimi 10 lekë për Liter nuk jepet, protestat nuk do të ndalen.

Pas qumështit, rruga u mbush me prodhimet bujqësore të zonës. TVSH ndikon edhe mbi to, ndaj fermerët në shenjë proteste zgjodhën t’i hidhnin në tokë.

Nga ana e saj qeveria ka deklaruar se nuk do e tërheqë vendimin për uljen e TVSH-së në 6 përqind, por do të shohë të tjera alternativa për të kompensuar blegtorët dhe fermerët.

Tv Klan