Specialistët: Myzeqeja ofron kushte klimatike për mbjelljen e kësaj kulture

Myzeqeja mbetet zona që prodhon sasinë më të madhe të grurit në vend. Fermerët çdo vit mbjellin kultivarë të rinj, më cilësorë që përshtaten edhe me kushtet klimatike të zonës.

Ne bëjmë provat krahasuese, këtë vit e kemi për 28 kultivarë gruri. Në këto prova krahasuese, ne kemi kultivarët tanë, por kemi edhe kultivarë të huaj. Kultivarët e huaj janë kryesisht italianë, serbë, të zonave përreth që edhe kushtet klimaterike pak a shumë janë të njëjta”, u shpreh specialisti.

Në fushat eksperimentale janë prodhuar 28 lloje farash gruri ndërsa disa të tjera janë importuar nga jashtë vendit.

Vijnë, kontaktojnë, përderisa marrin farën edhe i ndjekim fazat e zhvillimit, të gjitha proceset e teknologijsë që kërkon gruri, deri në korrje”, tha njëri nga fermerët.

Por sipas specialistëve sipërfaqja e mbjellë me grurë është reduktuar krahasuar me vite më parë. Dikur në Lushnje nga rreth 15 mijë ha sot mbillen vetëm 7 ha tokë.

Fermerët tanë janë drejtuar me të drejtë drejt perimeve të cilat kanë një rendiment, fitim, më të madh”, tha specialisti.

Gruri vendas përdoret kryesisht për prodhimin e bukës për shkak të nivelit të lartë të proteinave që ka.

Klan News