Fermerët, të interesuar për naftën me gjysmë çmimi



Fermerët, të interesuar për naftën me gjysmë çmimi

16:50 23/01/2021

Fluks në zyrat rajonale bujqësore në Lushnje

Në javën e parë të thirrjes për fermerët për të aplikuar elektronikisht në përfitimin e formularit të naftës pa akcizë, ka pasur fluks të interesuarish. Në Lushnje, në  zyrat e agro-pikës dhe të Drejtorisë Rajonale Bujqësore janë paraqitur më tepër fermerë, për t’u regjistruar në përfitimin e kartës për të marrë gjysmën e sasisë së naftës falas për mekanikën bujqësore.

“Është shumë e thjeshtë, NIPT-in, kartën e fermerit, tapia e tokës, harta e tokës, kaq”.

“Ardhja e naftës lehtëson goxha”.

Në skemën e subvencionit të naftës sipas përfshihen të gjitha kulturat bujqësore që janë mbjellë edhe sezonin e vjeshtës.

“Madhësia e fermës është nga 0-4 hektarë deri në 10 hektarë që fermeri përfiton sasinë maksimale të akorduar nga qeveria. Marrja e naftës është 100%. Fermerët që e kanë me qira duhet të paraqesin, kontratë qiraje ose përdorimi. Çdo fermer nuk paguan asnjë lek. Sasia e përfituar është e përcaktuar për hektarë, duke u mbështetur në kulturë”.

Në Lushnje janë të regjistruar me NIPT fermeri 7000 individë, në Divjakë 3000 dhe në Fier 4000. Një nga pikat kryesore të përfitimit të naftës falas në bujqësi është regjistrimi dhe marrja e kartës së fermerit.  

Tv Klan






Të ngjashme