Kundërshtar i Shqipërisë në kualifikueset Euro 2024

Fernando Santos u prezantua si trajneri i Polonisë, kundërshtar i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. 68-vjeçari, i cili drejtoi Portugalinë për 8 vite, kërkon të çojë drejt sukseseve përfaqësuesen polake që në 1974 dhe 1982 u rendit e treta në Kupën e Botës.

Fernando Santos do ta nisë pikërisht përballë Shqipërisë më 27 Mars në Varshavë dhe nuk do të jetë hera e parë përballë Kuqezinjve që i pati kundërshtarë në eliminatoret e Euro 2016.

“Unë dua të fitoj gjithmonë, nuk kam ardhur këtu për të humbur. Kam patur mundësinë të shikoj 4 ndeshje të Polonisë në Kupën e Botës. Do të analizojmë performancën e ekipit dhe më pas të marrim vendimet e duhura. Synimi kryesor është të udhëheqim ekipin drejt Kampionatit Europian”, tha Santos.

Fernando Santos u shpall kampion Europe pikërisht në 2016 me Portugalinë pa harruar trofeun e Ligës së Kombeve në 2019. Në grupin kualifikues të Euro 2024 ku ndodhet Shqipëria e Polonia janë edhe Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Tv Klan