Marrëdhënia e Feros me Arbenitën ka qenë gjithnjë në vëmendje të medias rozë dhe çifti ka postuar shpesh në rrjetet sociale, por nuk kanë zbuluar detaje të marrëdhënies së tyre.

Reperi nuk e mohon se ka patur krisje mes tyre, por e quan këtë diçka normale që ndodh në mes të çdo cifti, sidomos kur duhen, por e mohon të kenë qenë zënka për të marrë klikime portalesh.

Për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fero u ndal në njohjen e tij me Arbenitën në Shkup duke zbuluar një detaj ekskluziv nga momenti kur u mahnit aq shumë kur e pa për herë të parë sa nuk pati guximin të dilte nga makina e t’i fliste.

Rudina Magjistari: Ju përgëzoj për familjen e bukur që keni krijuar me Arbenitën, por keni pasur pak mundësi të rrëfeni, pak dinë njerëzit për ju. Ju kemi ndjekur gjithë kohës, u ndanë, u bashkuan, ka qenë ajo pjesa që ndoshta ishte më shumë lojë për fansat dhe për portalet.

Fero: Nuk ka qenë, mund të ndodhë te ndonjë çift si lojë, por si te çdo çift ndonjëherë zihen si në të gjithë botën. Nuk mendoj që ka çift në botë që nuk zihet të paktën një herë dhe ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjëherë, por gjithnjë kemi qenë bashkë.

Rudina Magjistari: Gjithmonë bashkë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin…

Fero: Po, ka ndodhur që jemi mërzitur 3-4 orë, s’kemi folur, por prapë jemi pajtuar.

Rudina Magjistari: Gjithmonë dashuria ka fituar. Si jeni njohur me Arbenitën, e mban mend momentin kur e ke takuar për herë të parë?

Fero: Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Këtë e ke ekskluzive, vetëm për ty.

Rudina Magjistari: Qenka shumë e bukur, emocionuese. Dhe çfarë ndodhi, ishte rastësisht ai takim?

Fero: Nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale.

Rudina Magjistari: Por ti nuk e kishe parë në portret, nuk e dije si ishte.

Fero: Jo, e kam njohur në rrjetet sociale, më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më.

Ndërsa një detaj tjetër interesant ishte edhe fakti se Arbenita nuk i lë shkas për t’u bërë xheloz, por ajo vetë është natyrë tejet xheloze për të, pjesërisht edhe prej fanseve të shumta femra të Feros.

Në planet e çiftit është edhe një dasmë, e cila për shkak të situatës së pandemisë ka qenë e pamundur, prandaj janë mjaftuar me celebrimin.

Rudina Magjistari: A bëhesh xheloz për të?

Fero: S’kam pse.

Rudina Magjistari: S’ke pse, s’të bën ajo xheloz. Po ajo për ty?

Fero: Ajo për mua po.

Rudina Magjistari: Se tani ti ke fanse shumë, nuk mund të thuash për Arbenitën “nuk ka pse”.

Fero: Ajo bëhet xheloze, po.

Rudina Magjistari: Po si ia bëni në ato situata?

Fero: Unë i tregoj që jam me të, ç’do më shumë?

Rudina Magjistari: Edhe në fakt ti je me të, tashmë historinë tuaj e keni të zyrtarizuar, dashurinë tuaj…Nuk keni bërë dasmë, keni bërë vetëm celebrim se nuk ka patur kohë, s’kanë qenë kushtet…

Fero: S’kemi mundur të bëjmë dasmë.

Rudina Magjistari: E keni në plan të bëni një dasmë?

Fero: Po, të bëjmë një dasmë me distanca s’ka kuptim. /tvklan.al