Reperi Fero nuk erdhi vetëm në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Pas shumë kohësh pa publik në studio, vendet u mbushën nga miqtë e bashkëpunëtorët e artistit që erdhën për ta mbështetur.

Një nga ngjarjet më të mëdha të jetës së Feros ishte edhe lindja e vajzës së tij, Ninës me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën është i martuar tashmë. Me Arbenitën ka realizuar edhe një klip, këngën “Ride or Die”, në të cilën ajo ishte vetë protagoniste në dedikimin për të.

Emri i së ëmblës Nina është vendosur bashkarisht nga çifti, në kërkimin e gjatë të një emri për vajzën kanë zbuluar edhe emrin që iu ka pëlqyer të dyve menjëherë.

Rudina Magjistari: Arbenita padyshim është një nga vajzat më të bukura shqiptare që sot është edhe bashkëshortja jote dhe nëna e vajzës që ju keni, Ninës. Edhe Nina ka emër shumë të bukur, kush ia ka vënë emrin?

Fero: Emrin…kemi qenë duke parë emra, siç ndodh zakonisht.

Rudina Magjistari: Po, siç ndodh zakonisht, listat e gjata.

Fero: Po, kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina.

Rudina Magjistari: Tingëllon shumë bukur, shumë ëmbël si emër.

Fero: Po, edhe kuptimin e ka “e këndshmja”. Nina do të thotë “e këndshme”. /tvklan.al