Ferrari fiton në Monza

Ferrari fiton në Monza

20:20 08/09/2019

Suksesi u arrit pas 9 vitesh pritje

Ferrari duket se po rikthehet, duke fituar garën e dytë radhazi. Sharl Lekler triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë pas 9 vitesh pritje. Suksesi u arrit në një pistë të rëndësishme për kokëkuqen, ajo e Monzës.

Një garë e fortë, pasi Lekler duhet të rivalizonte me dy mercedezët e Botas dhe Hamilton që u ngjitën në podium. Megjithatë Ferrarit i duhet ende punë për të fituar kampionatin.

Mercedezi është i shkëputur me pikë dhe në krye të renditjes është Ljuis Hamilton. Formula 1 tani do të transferohet në Azi. Gara e radhës do të mbahet më 22 Shtator në Singapor.

Tv Klan

Të ngjashme