Pritja ka marrë fund dhe Ferrari ka prezantuar për publikun njëvendëshen që Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc do të pilotojnë në edicionin e ri të Formula 1.

Objektivi i “kokëkuqes” është rikthimi te titulli kampion dhe këtë vit premisat duken të mëdha, nisur edhe nga ndjesia e prezantimit të djeshëm.

Skuderia italiane e ka pagëzuar njëvendëshen që do të garojë për titullin Botëror në vitin 2020, F1000, kjo jo pa shkak.

Ferrari feston këtë edicion garën e saj të 1000 në këtë kompeticion. Optimist u shfaq piloti kryesor, 32-vjeçari Vettel që u shpreh i bindur se është koha e duhur për të synuar titullin.

Ka shumë orë punë pas kësaj makine. Tashmë më pëlqen shumë. Është gjithashtu fantastike nga pikëpamja estetike, duket edhe më e kuqe se zakonisht. Mezi pres ta ngas dhe të mësojmë se ku jemi me rivalët“, thotë Vettel.

I impresionuar nga puna e drejtuesve ishte dhe piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.

“Tani e njoh ekipin dhe veturën. Kam besim tek vetja pasi kam punuar fort. Do të jetë një sfidë e madhe dhe shpresoj që në fund t’ia shpërblejmë”.

Kampionati i ri i Formula 1 do të startojë më 15 Mars në çmimin e madh të Australisë.

Klan Plus