Portieri i Genoa-s, Federico Marchetti, prej kohësh zotëron një Ferrari 812 Superfast me vlerë rreth 300,000 Euro. Por dje pasdite makina e tij është shkatërruar.

Marchetti ishte duke u vërvitur për ndeshjen e radhës dhe makinën ia kishte besuar një punëtori në një lavazh afër qendrës së stërvitjes.

Makina pas aksidentit

Punëtori pasi e kishte pastruar ishte munduar ta parkonte, por nuk mundi të frenonte në kohë dhe e përplasi me 5 makina të tjera që ishin të parkuara. Fuqia e madhe e makinës nuk ishte kontrollua dot nga punonjësi i lavazhit dhe pësoi një aksident.

I gjithë aksidenti ndodhi në pak sekonda, pasi një e shtypur e gazit i dha fuqi të jashtëzakonshme makinës dhe nuk u arrit të frenohej në kohë. Tashmë makina me vlerë 300 mijë Euro është shkatërruar pothuajse tërësisht, por fatmirësisht shoferi nuk u dëmtua.

Federico Marchetti tashmë nuk e ka më Ferrarin e tij dhe nuk do të garojë dot deri sa makina të rregullohet sërish./tvklan.al