Me 3 Janar legjenda e “Formula 1” Michael Schumacher feston ditëlindjen e tij të 50-të. Për këtë arsye “Ferrari” ka menduar të hapë një ekspozitë në nder të 7 herë kampionit të botës. Lajmin e bëri të ditur vetë skuteria italiane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku thuhet se Schumacher ka një vend special në historinë e “Ferrarit”.

Shumit do t’i kushtohet një hapësire në muzeun e skuadrës  nga Maranello që do të dizenjohet me foto nga momentet më kulmore të karrierës së tij gjatë kohës kur drejtonte kokë kuqen.

Në 11 sezone me “Ferrarin” Schumacher arriti të shpallej 5 herë radhazi kampion bote dhe është rekordmeni absolut në “Formula 1” me 7 tituj të fituar.

Ai nuk është parë prej pesë vitesh dhe ka shumë pak informacion për gjendjen e tij shëndetësore që pas aksidentit që pësoi teksa bënte ski në alpet franceze. Kujtojmë se piloti është zgjuar nga koma dhe aktualisht lëviz me karrocë.

Klan Plus