Skuderia italian “kërcënon” me shpejtësi titullin Kampion te F1

Gjithçka gati për sezonin e ri të Formula një tek Ferrari. Skuderia italiane ka prezantuar për tifozët njëvendëshen që të zbres në pistat e kampionatit më spektakolar të automobilizmit. Makina e re “SF23” ka zbritur në pistën e Fioranos, për të bërë dhe prezantimin zyrtar.

Në një ceremoni fantastike dhe në sytë e qindra tifozëve, Ferrari e dominuar totalisht nga ngjyra e kuqe karakteristike dhuroi shoë për të pranishmit. 

“Kokëkuqja” ka rritur pritshmëritë dhe shpreson që në edicionin e ri të nisë kthesën për t’u rikthyer në majat e garave me makina. Dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz do të kenë misionin që të garojnë për titull, një objektiv që te Ferrani nuk e fshehin aspak pasi mungon prej thuajse 15 vitesh. Elementi më i rëndësishëm i përmirësuar në këtë version të ri është shpejtësia, çka u jep besim të gjithëve se “Kokëkuqja” do të kthehet në elitën e Formula 1.

Klan News