“Ferri dhe Parajsa”, Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin Gusht 2021


“Ferri dhe Parajsa”, Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin Gusht 2021

20:25 02/08/2021

Muaji Gusht fillon me një shtrëngim të madh që prek komunikimin, lëvizjen dhe ligjin. Shumë njerëz do ta gjejnë veten në vështirësi për t’u sqaruar dhe fjalën e fundit do ta ketë keqkuptimi, kthimi mbrapa dhe ftohtësia. Kjo ndodh pasi kemi kundërshtimin e Merkurit në Luan me Saturnin në Ujor dhe madje në datë 2 kemi kundërshtimin e plotë të Diellit në Luan me Saturnin në Ujor.

Kjo ditë do jetë e vështirë për persona që kanë një pozicion politik por edhe për vijueshmërinë e drejtë të çështjeve ligjore apo të rregullave. Kjo do na kujtoj një ditë të nxehtë që ftohtësia e marrëdhënieve e bënë të duket më e padurueshme.

Ne datën 6 përsëri kemi një katërkëndesh midis Diellit në Luan dhe Uranit në Dem. Sa surpriza te pakëndshme do ndodhin sidmos për Demet, Luanët dhe Ujoret. Por në të gjitha shenjat do ketë një paqëndrueshmëri dhe kthese të papritur të situatave që do ju bëjnë të pasigurt

Në datën 9 Afërdita në Virgjëreshë kundërshtohet me Neptunin në Peshk, për Virgjëreshët dhe Peshqit kryesisht do ketë një zhgënjim i cili vjen nga mungesa e fantazisë apo romantizmit. Duke e vënë veten në një bllok llogarish, shumë çifte mund të ndahen dhe një investim ekonomik mund të jetë pa sukses. Këtë ndikim mund ta marrin edhe Binjaket e Shigjetaret. Data 11 po kështu do jetë stresante pasi Merkuri në Luan do përballet me Jupiterin e kundërt në Ujor. Një udhëtim apo një çështje biznesi apo ligji nuk përparon dhe kthehet mbrapa.

Në datën 8 kemi Hënën e re në Luan dhe kjo ndoshta do jetë një çlirim për Ujorët, Luanët por duhet parë me shumë kujdes pasi Saturni e kundërshton bindshëm. Një energji pozitive fillon pas datës 16 me futjen e Afërditës në shenjën e Peshores.

Bashkëpunimet dhe mirëkuptimet apo lidhjet do jenë më të këndshme dhe dielli do djegë më pak shpresat tona. Në datën 22 do kemi Hënën e Plotë në Ujor e dyta për këtë vit radhazi si asnjëherë tjetër dhe na jep mundësinë për t’u çliruar nga vargonte e Saturnit në Ujor duke e përmirësuar pengesën sociale dhe ligjore apo personale në jetën tonë.

Dashi

Hëna e re në datë 8 do jetë e vetmja mundësi të bëni një ndryshim të mirë dhe të çliroheni nga shume kufizime që do hasni ditët e para të muajit Gusht. Shumë probleme në lidhje me karrierën apo një person të rëndësishëm i cili i tërheq të gjitha premtimet dhe ju lë shumë të zbrazët ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ka një moment rregullimi në çift pas datës 16 i cili do jete parajsa pas këtyre vuajtjeve.

Demi

Përballjet për shenjën tuaj në muajin Gusht do jenë të mëdha Si ato në lidhje me ligjin apo udhëtimet, por edhe ato familjaret do përballen me shume pengesa. Një çlirim do ketë në datën 8 me Hënën e re në Luan që ju sjell një frymëmarrje të mirë dhe ndryshime të mira por me shumë sforco në çështjet familjare apo biznesin familjar. Në lidhje me punën dhe shëndetin do filloni të ndjeheni pak më mirë pas datës 16 Gusht.

Binjaket

Duket sikur nuk ju prek shumë fort lufta e Titanëve në dhjetëditëshin e parë të Gushtit, por kujdes se rënia e disa personave të rëndësishëm nga froni ju tërheq për poshtë në ekonomi dhe në jetën sociale e dashuri. Mos u nxitoni në të njëjtën kohë të bini nga shiu në breshër dhe të pranoni një ofertë punë apo personale rreth datës 10 dhe për ju çlirimi fillon të duket pas datës 20 Gusht kryesisht në datën 22 me Hënën e plotë në Ujor.

Gaforrja

Për shenjën tuaj rruga e shpëtimit do ishte një rruge e mesme por ndërkohë gjatë dhjetëditëshit të parë të Gushtit nuk do ketë asnjë alternative të mesme, madje do ndjeheni se tani duhet të merrni vendime apo të jepni llogari në çështje ekonomike, në çështje pune dhe një antagonizëm të fortë. Kujdes në të njëjtën kohë marrëdhëniet në çift. Në datën 8 do keni një mundësi çlirimi por shumë e vogël. Në datën 22 me Hënën e plotë në Ujor do kuptoni përmasat e Demit shpirtëror.

Luani

E filloni muajin shumë fuqishëm pasi Dielli është në shenjën tuaj por me shumë përballje Merkuri dhe Dielli do jenë në kundërshtim me Saturnin me Uranin dhe me gjithë energjitë e titanëve përfshirë edhe me Jupiterin në Ujor. Po e përballuat këtë periudhë atëherë jeni vërtetë Luan, Hëna e re në datën 8 ju jep një energji për ndryshime por shumë e vaket. Një përmirësim vjen në datën 16 me futjen e Afërditës në Peshore që ju cilëson sipas talenteve dhe 0 dëshirave tuaja. Në datën 22 me Hënën e plotë në Ujor kujdes nga ngarkesat emocionale dhe marrëdhëniet në çift.

Virgjëresha

Marsi planeti i luftës do jetë në shenjën tuaj gjatë Gushtit por në kundërshtim me Neptunin në Peshk nuk do bëni gjë tjetër veç se do luftoni me mullinjtë me ere. Kjo do të thotë që ruajini energjitë për më vonë dhe mos i shpërdoroni sidomos gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës tuaj. Kujdes gjatë datës 10 dhe 11 një premtim i cili mund të jetë shumë i deformuar apo zhgënjyes në dashuri dhe në marrëveshje ekonomike .Pas datës 16 fillon dhe përmirësohet situata juaj dhe merrni një drejtim më të qartë. Në datën 8 Hëna e re në Luan vetëm sa ju kujton se gjerat që doni të bëni duan edhe pak durim. Kujdes me shëndetin në këtë periudhë. Në datën 22 i jepni fund një pune apo një cikli dhe përgatiteni për një cikël të ri.

Peshorja

Mund të themi se i keni të gjitha kundra në dashuri ekonomi dhe në armiqësi deri në datën 16 Gusht. Kujdes në datën 10 dhe 11 pasi duan t’ju fusin në një kurth ekonomik apo ligjor. Kujdes takimet e fshehta pasi duan të provokojnë skandale. Data 8 do jetë një frymëzim apo një frymëmarrje gojë më gojë në një proces të vështirë rizgjimi. Gjysma e dytë e muajt do jetë komplet ndryshe dhe do ndjeni fatin në madhështinë e tij sidomos në datën 22 Gusht.

Akrepi

Ju do jeni në mes të betejës së Titanëve mes Uranit, Jupiterit, Diellit dhe Saturnit. A mund të shpëtojnë disa nga planet tuaja apo dëshirat tuaja pa u ndërlikuar? Kjo do jetë e vështirë sidomos në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji acarues. Afërdita nga shenja e Virgjëreshës mund t’ju ndihmoj deri në datën 16 por nëse nuk bëni gabime sentimentale dhe tregoni dobësi, Hëna e re në Luan megjithëse e vuajtur mund t’ju ndihmojë në një njohje të re dhe një reklamim pune në datën 8. Në datën 6 kujdes në marrëdhënie me eprorët apo në çift, do ketë përballje. Një lidhje romantike do ju gëzoj jetën në datën 16 Gusht, shumë debate dhe keqkuptime për udhëtime do keni deri në datën 11.

Shigjetari

Duket sikur avash avash po rregullohen gjerat por në thelb avash avash po përkeqësohen në shumë drejtime sidomos në lidhje me punën dhe jetën personale. Megjithëse ju jeni në disa drejtime të favorizuar ligjërisht, përsëri do keni bashkëpunëtor që do ju ngacmojnë si piranjat duke ju ngrënë si pa dashje pak nga pak. Një udhëtim me jashtë mund të shkojë keq por edhe një sqarim me dikë në partneritet apo në çift mund të shkojë keq gjatë dhjetëditëshit të parë të Gushtit. Mbas datës 16 do ndjeni me shumë qetësi dhe mirëkuptim dhe begati. Në datën 8 Hëna e Re në Luan do ju jap një shtysë të mirë për të bërë ndryshime dhe për të flirtuar.

Bricjapi

Ndoshta për vete nuk do ndjeheni shumë të kenaqur dhe kjo do ju bëjë të bëni gjithçka që edhe të tjerët të mos jenë të kënaqur shumë. Në dashuri do kaloni një periudhe të vështire në datën 6 dhe 7 Gusht. Po kështu edhe në ekonomi, nje person me pushtet ndoshta do ju behet pengese dhe do ju marrë fatin në dashuri. Në datën 10 kini kujdes nga një çështje ligjore ekonomike, por në datën 16 fillon ta rimarrni veten në lidhje me karrierën dhe çlirimin psikologjik e personal. Mos investoni në datë 22.

Ujori

Duket sikur po i përballni të gjithë për të sjellë ndryshimin e madh në jetën tuaj por edhe të të tjerëve. Luanët që nuk i duroni dot do përpiqeni t’i pengoni kaq shumë saqë ata do ta ndjejnë veten të pamundur përball jush dhe gjerave që duan të bëjnë. Saturni në shenjën tuaj do jetë xhandari i të gjithëve dhe frenuesi në çdo parregullsi. Hëna e re në Luan në datën 8 mund t’ju sjellë një propozim të ri bashkëpunimi dhe bashkëjetese. Në datën 16 mund të festoni një ringritje ne jetën tuaj profesionale dhe kontakte me jashtë vendit e udhëtime. Data 6 sjell ndryshime që në dukje duken të vështira por që mund të premtojnë në të ardhmen.

Peshqit

Me ju gjerat duken më të thjeshta këtë muaj megjithëse do keni sherre dhe debate në lidhje me punën dhe ndryshime të papritura të planeve. Por Afërdita në Virgjëreshë përball Hënës tuaj ju ve në një program pune dhe bashkëpunimi. Po kështu edhe në jetën erotike megjithëse ju jeni shumë romantik këtë periudhë për të marrë një drejtim. Kujdes nga një zhgënjim në datat 10 dhe 11 në çështje ekonomike dhe erotike. Në datën 16 do filloni të çliroheni dhe do keni njohje më të mira. Në datën 22 do jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht. /tvklan.al







Të ngjashme