Ëndrra e familjes Hoxha, për një shtëpi të re, u bë sot realitet falë kontributit të  besimtarëve myslimanë të Xhamisë së rrugës së Kavajës dhe Selitës, emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.

Nëna: Kemi rënë në gjumë pa ngrënë, rrini sot ju them fëmijëve se do hamë nesër….

I mbështjell fëmijët me batanije dhe ju them do hamë nesër. Ishalla dikush të verë dorën në zemër, vetëm për fëmijët se unë nuk dua gjë, vetëm fëmijët që të jetojnë.

Të kenë fëmijët një shtëpi, ose një çadër të rrinë se po na zë çatia brenda. Nuk dua kushte të mira.

Babai: Na rrezikohet jeta, fëmijët kanë shumë frikë, kemi fjetur gjithë natën jashtë….

Sot në ditën e Bajramit në fshatin Mihaje u përurua shtëpia e re për këtë familje. Shkëlzen Krajku nga “Fundjavë” dhe hoxha Ahmed Kalaja thonë, se gjëja më e bukur, është të bësh njerëz të lumtur.

Sot në ditën e Bajramit në fshatin Mihaje u përurua shtëpia e re për këtë familje. Shkëlzen Krajku nga “Fuyndjavë” dhe hoxha Ahmed Kalaja thonë, se gjëja më e bukur, është të bësh njerëz të lumtur.

Nëna: Unë jam gëzuar shumë në këtë Bajram për fëmiqëjt, se unë jam sot, nuk jam nesër. Më kanë ndihmuar të gjitha këta.

/tvklan.al