Barcelona triumfoi 2-0 në derbin ndaj Espanyol, një fitore që kishte rëndësi të veçantë. Skuadra e Hansi Flick siguroi matematikisht titullin kampion, dy javë para fundit të kampionatit.
Pas ndeshjes, lojtarët e Barcelonës nisën festën, por kjo zgjati vetëm pak sekonda. Espanyol përdori mjete të pazakonta, për të ndalur festën e rivalëve.
Menjëherë pas fundit të ndeshjes, në fushë u aktivizua sistemi i ujit të fushës. Pavarësisht kësaj, lojtarët vazhduan me festimet, ndërsa ishte trajneri Hansi Flick, i cili largoi lojtarët e tij drejt dhomave të zhveshjes.
Tekniku gjerman vendosi të largonte ekipin nga fusha, për të mos agravuar situatën me tifozët, për shkak të rivalitetit të madh mes tyre.
/tvklan.al