Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ceremonitë festive të festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit, sot janë organizuar edhe ne disa rrethe. Festa e Çlirimit në Durrës është festuar e ndarë. Homazhet në muzeun e dëshmorëve ku vendosën kurora me lule, sot janë bërë pa pjesëtarët e PD.

Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në këtë qytet kanë marrë pjesë deputet të rrethit të Durrësit, kryetari i bashkisë Hoti, prefekti Ajazi, si edhe mjaft përfaqësues të pushtetit lokal. E ndërsa që ceremonitë festive zhvilloheshin në bashki, demokratët kanë dalë në shesh në protestën e tyre të radhës.

Festa e Çlirimit është festuar edhe në qytetin e Elbasanit. Homazhet në nderim të të rënëve të Luftës Nacional Çlirimtare, janë zhvilluar pranë varrezave të dëshmorëve të qytetit. Kurora me lule, janë vendosur nga prefekti i qytetit të Elbasanit Hushi, kryebashkiaku Domi, nga përfaqësues të partive politike të këtij qyteti, si edhe nga familjarët e dëshmorëve./tvklan.al