Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, janë bërë sërish bashkë për ditën e Çlirimit. Rama e meta, të shoqëruar nga drejtues të tjerë të shtetit, kanë nderuar dëshmorët dhe kanë vendosur kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, deputetët e drejtues institucionesh.

Por edhe pse kanë qenë në një ambient, ata nuk kanë kryqëzuar shikimet me njëri-tjetrin. Edhe në Vlorë, dy krerët e shtetit teksa nderuan themeluesit e shtetit shqiptar për ditën e Pavarësisë, sërish nuk patën komunikim me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Partia Demokratike i ka nderuar ditën e djeshme dëshmorët, pasi ajo njeh si datë të çlirimit 28 Nëntorin./tvklan.al