Chelsea arriti që të triumfonte mbrëmë në finalen e Champions League. Kundër skuadrës tjetër angleze, Manchester City, londinezët triumfuan me rezultatin minimal 1 me 0.

https://twitter.com/WKekangCFC/status/1398775573078491142

Trjaneri Thomas Tuchel duket se ka qenë njeriu më i lumtur për këtë fitore, pasi gjatë gjithë lojës u kërkonte tifozëve që të motivonin lojtarët.

Po ashtu Tuchel është parë si asnjëherë më parë në dhomat e zhveshjes. Me një shishe shampanjë në dorë ai ka lagur të gjithë lojtarët dhe gati sa nuk fluturonte nga gëzimi.

Festës së trajnerit iu bashkuan dhe lojtarët. Ky moment i festës së Tuchel është përhapur shumë në mediat sociale./tvklan.al