Blogerja italiane rikrijoi skenën ikonë të filmit 1992 ‘Basic Instict’

Festa e Hallouinit e këtij viti pati një kod të ri veshje, personazhe të famshëm që imitojnë figura të njohura të tjera.

Christina Aguilera zgjodhi të vishej si Cher ndërsa Paris Hilton si artistja Britney Spears. E fundit që i bashkohet këtij trendi është edhe Chiara Ferragni e cila zgjodhi të vishej si Sharon Stone.

Blogerja e njohur italiane, ringjalli, një nga skenat më të paharrueshme dhe më ikonike të kinematografisë botërore.

E veshur me një fustan të bardhë dhe e ulur në në një karrige, ajo rikrijoi pamjen e  aktores së njohur Sharon Stone nga skena  e filmit Basic Instict që shkaktoi mjaft bujë.

Ferragni jo vetëm që kishte veshur pothuajse të njëjtin fustan, por ajo ndoqi me besnikëri të gjithë stilin e Stone, në flokë dhe grim. Madje ajo realizoi poza të njëjta si aktorja në filmin e vitit 1992.

Klan News