Amvisat e Polenës u bënë bashkë për të përgatitur në natyrë laktorin në saç,gatimin unik të kulinarisë në zonën e Korçës.

Festa e lakrorit e cila tashmë po kthehet në traditë për fshatin Polenë, mblodhi dhjetra qytetarë dhe vizitorë, që udhëtuan drejt Korçës për shijen e veçantë të lakrorit me dy petë. 

Recetat, të cilat amvisat polenake i ruajnë me fanatizëm si trashëgimi brezash, gatuhen sipas kërkesave të vizitorëve.

Rikthimi i kësaj feste të kulinarisë pas periudhës së pandemisë u mirëprit nga vizitorët, vëmendjen e të cilëve e mori shija e lakrorit, që gatuhet dhe piqet në çast.

Për kryetarin e Bashkisë së Korçës, festa të tilla synojnë jo vetëm promovimin e produkteve të zonës, por edhe tërheqjen e vizitorëve, të cilët zgjedhin Korçën si destinacion të fundjavës.

Festa e lakrorit do të pasohet edhe nga festa të tjera lokale që do të organizohen nga Bashkia e Korçës gjatë muajve të Vjeshtës.

Klan News