Presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh për festën e Pashkës. Në një prononcim për mediat, presidenti uroi Pashkë të bekuara e të paqta për çdo besimtar.

Begaj uroi që le të jetë drita e kësaj dite një shenjë mirëkuptimi dhe besimi.

“Në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët e krishterë, katolik, ortodoks dhe ungjillorë, Pashkë të bekuara, të paqta, të begata e të gëzuara për çdo besimtar dhe familje shqiptare. Le të jetë drita e kësaj dite një shenjë mirëkuptimi dhe besimi për atë që është më e rëndësishme në jetë, jetët tona. Të bëjmë mirësi dhe e mira dhe vlerat triumfojnë mbi antivlerat. Uroj për çdo besimtar gëzuar Pashkën”, u shpreh Begaj.

/tvklan.al