Në Grabovnicë të Kroacisë, mijëra drita vezulluese të vendosura për Pashkë e kanë shndërruar një kopsht të thjeshtë në një vend magjepsës.

Me rreth 35,000 dekorime të veçanta ky vend ka tërhequr vizitorë të shumtë gjatë 13 viteve të fundit.

Familja Salaj, ideatorët e kopshtit, nuk janë të panjohur për organizime të tilla gjatë periudhave të festave.

Teksa  gjatë sezonit të Krishtlindjeve ka një fluks prej rreth 100,000 vizitorësh, Pashkët tërheqin 2,500 vizitore që shëtisin nëpër rrugicat shumëngjyrëshe dhe plot dritë.

“Kjo është hera jonë e parë  që e shohim kopshtin të zbukuruar me temën e Pashkëve, kemi qenë gjatë Krishtlindjeve, por dhe kjo është gjithashtu shumë e bukur”, tha një vizitore.

Çdo vit, familja Salaj shton midis 4,000 dhe 5,000 dekorime të reja gjatë Pashkëve, duke e bërë kopshtin e ndezur një traditë të përvitshme.

Klan News