Fermerë të zonës ekspozuan në panair në sheshin e qytetit prodhimet e tyre

Mes tingujve të muzikës popullore, fermerët dhe qytetarë u bënë pjesë e festës së shalqinit në Lushnjë. Organizimi u mbajt në sheshin kryesor të qytetit ku u ekspozuan prodhimet e fushave. Në panair kishte edhe shalqinj me peshë deri në 20 kg. Fermerët thonë se ky vit ka qenë i mbarë për ta dhe prodhimi është cilësor.

E pranishme në këtë festë ishte edhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Ajo tha se sfidë mbetet shtimi i eksporteve. Në fund të panairit u ndanë çmime për prodhuesit me kokrrën më të madhe të shalqinit. Lushnja ka 38 qendra grumbullimi të frutave dhe perimeve për eksport kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe Europës.

Klan News