Për herë të parë në Tushemisht të Pogradecit u mbajt për 3 net rresht, festa e “Teto Ollgës” frymëzuar nga filmi “Zonja nga qyteti”, ku turistëve iu ofruan produkte karakteristike të zonës, punime artizanale dhe prodhime kulinarie tradicionale.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi u tha banorëve se ky vit shënoi kthesën e madhe të turizmit shqiptar. Pas festës së “Teto Ollgës”, në Pogradec do të organizohet edhe “Festa e Koranit dhe Belushkës”.

Tv Klan