Juventus fitoi për herën e tetë radhazi kampionatin, më mirë se çdo ekip tjetër në kampionatet e rëndësishëm të Europës, por më shumë për këtë sukses festuan lojtarët.

Edhe pse e siguruan scudetto 5 javë para fundit, me fitoren 2-1 ndaj Fiorentina, tifozët duket se nuk janë të kënaqur. Ata ishin më të paktë se zakonisht në sheshin San Carlo, vendi ku mblidhen mbështetësit e bardhezinjve për çdo arritje. Mediat italiane shkruajnë se ishin disa qindra. Eliminimi nga Champions League nuk është kaluar ende nga tifozët.

Sezoni i parë me Cristiano Ronaldo u mbyll me titullin kampion dhe Superkupën e Italisë, që ka rikonfirmuar qëndrimin te Juve për sezonin e ardhshëm. Tifozët duket se po mendojnë për të ardhmen ku duan medoemos Champions League që nuk e fitojnë prej vitit 1996.

Tv Klan