Të entuziazmuar për rikthimin e tyre në kinema

Yjet festuan natën vonë në Kanë pasi festivali më i madh i filmit në botë u kthye në tapetin e kuq. Me dhjetëra të famshëm iu drejtuan Rivierës  Franceze për ceremoninë e hapjes, në një spektakël në mbështetje të një industrie të goditur nga pandemia pasi teatrot u mbyllën për muaj.

Ishte vërtet e mrekullueshme të ishe në një teatër filmi“, u tha gazetarëve aktorja Maggie Gyllenhaal, anëtare e jurisë së festivalit, Ndërsa Ylli i “Annette”, Simon Helberg tha se të qenit në Kanë ishte një ëndërr.

Sa i përket rregullave të festivalit, maskat do të mbahen gjatë  gjithë spektaklit dhe spektatorët mund të hyjnë në sallë vetëm duke paraqitur testin negativ të COVID ose certifikatën e vaksinimit.

Në tapetin e kuq, yjet shmangën përshëndetjen e zakonshme franceze, përqafimet apo puthjet në faqe.”Të gjithë ende hezitojnë nëse duhet ta përqafojmë njëri-tjetrin apo jo. Mezi pres të mos shqetësohem më për këtë”, tha aktorja Andie Macdowell.

Klan News