Presidenti Pendarovski thirrje për Unitet

Maqedonia e Veriut në kushte pandemie është duke e kremtuar 2 Gushtin – Ditën e Ilindenit. Presidenti Stevo Pendarovski bëri thirrje që sa më shpejt të formohen parlamenti dhe Qeveria e re.

“Qeveria e ardhshme nuk do ta ketë komoditetin të mos i parashtrohen çështje të vështira në njëqind ditët e para. Trendet aktuale me virusin nuk do të lejojnë kthim të tërësishëm të ekonomisë në funksionim, ndërsa problemet ekonomike sjellin gjithmonë paqëndrueshmëri dhe pakënaqësi qytetare”.

Ashtu sikurse vitet tjera, kjo festë është kremtuar në frymën e ndasive dhe manifestimeve paralele. Lideri i VMRO-DPMNE-së nga rrethi i Strugës, u ka kërkuar falje qytetarëve, sic tha, për veprimet e disa ish-anëtarëve të kësaj partie.

“Plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tyre në të kaluarën dua të them se unë si i pari i VMRO-DPMNE-së i kërkoj falje popullit për të gjitha gabimet dhe padrejtësitë që këta njerëz I kanë bërë. Ata shohin vetëm interesin, kurse unë tek VMRO-ja shoh kauzën”

Në qytetin e Krushevës ku solemniteti u mbajt nën patronazhin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, janë shënuar edhe disa incidente të vogla, kryesisht nga qytetarë që janë kundër ndryshimit të emrit dhe Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Tv Klan