Festa në jaht në Ibiza, Neymar dhe dy shokët e tij te PSG infektohen me Covid-19



Festa në jaht në Ibiza, Neymar dhe dy shokët e tij te PSG infektohen me Covid-19

22:54 02/09/2020

Neymar një nga futbollistët më të njohur në botë thuhet se ka dalë pozitiv me Covid-19 pas pushimeve të “çmendura” që kaloi në Ibiza.

Klubi futbollit, “Paris Saint-Germain”, konfirmoi të mërkurën se 3 anëtarë të ekipit testuan pozitivisht, pa përmendur emrat e lojtarëve.

Ndërsa mediat e huaja  “L’Équipe” dhe “ESPN”, kanë shkruar se sipas disa burime të sigurta, ylli 28-vjeçar brazilian, është një nga lojtarët që doli pozitiv së bashku me shokët e tij të ekipit të PSG, Angel Di Maria dhe Leo Paredes.

Pas humbjes së PSG-së në 23 gusht ndaj Bayern Munchen në finalen e UEFA Champions League, të tre futbollistët janë parë në një jaht në Ibiza, nga ku mendohet se mund të jenë infektuar. Të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al






Të ngjashme