Për 3 ditë Qendrat spitalore në kryeqytet dhe spitalet rajonale do të jenë në gjendje gadishmërie për të përballuar çdo situatë për festa e fundvitit. Nga Spitali i Traumës, ku pa nga afër masat e marra për këto ditë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjatë 24 orëve, në spital do të operohet me staf të përforcuar.

“Nga sot deri në 2 Janar të gjithë strukturat spitalore janë në situatë gatishmërie për të përballuar çdo emergjencë në kuadër të festave të fundvitit. Spitali i Traumës përballon urgjencat më të mëdha, ishim edhe në QSUT ku vlerësuam bashkë me mjekët situatën e gatishmërisë. Ne kemi vendosur në të gjitha spitalet staf të dublikuar, të përforcuar si nga pikëpamje mjekësore dhe infermierore. Janë marrë masat që furnizimet me medikamente mos mungojnë. Masat janë marrë, mjekët janë në gatishmëri dhe të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri me masa të përforcuara.

Në të gjithë vendin janë shpërndarë 127 ambulanca, ku vetëm në Tiranë ato do të jenë të pozicionuara në 5 pika kryesore.

“Qendra e Urgjencës është me kapacitet të plotë, ka shpërndarë ambulancat në të gjithë vendin, 127 ambulanca janë në dispozicion në pikat kyçe të kryeqytetit dhe në të gjithë vendin. Në Tiranë do të jenë 5 urgjenca”.

Nga përdorimi i fishekzjarreve, vitin që kaloi mbetën të plagosur lehtë 9 persona.

Tv Klan