Kampionët e botës mposhtin Bullgarinë, Benzema tremb stafin e Deschamps

Franca i ka bërë një mbyllje spektakolare përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian me një fitore të thellë ndaj Bullgarisë në miqësoren e dytë. Kampionët e Botës mposhtën 3-0 Kombëtaren ballkanase. Franca arriti të zhbllokonte shifrat me Antoine Griezmann në minutën e 29-të.

Kjo solli qetësinë në kampin e “Gjelave” të cilët nisën të administronin avantazhin dhe tentuan të kapnin në befasi kundërshtarin. Kur gjithçka po i drejtohet fundit të pjesës së parë, Karim Benzema pëson një lëndim duke lënë fushën i dëmtuar.

Nga ekzaminimet e para, sulmuesi i Real Madrid i rikthyer në Kombëtare nuk rrezikon pjesëmarrjen në Europianin e këtij viti. Vendin e Benzema e mori Olivier Giroud që mori skenën, duke shënuar dy herë për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0. Test i mirë kjo për kombëtaren e Francës që pak ditë më pas do debutojë në Europian.

Klan News