Vora U-19 është shpallur matematikisht kampione e Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024/2025, ndonëse kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundit.

Skuadra vorake, kryeson me 63 pikë, 12 më shumë se Labëria e vendit të dytë, duke siguruar kështu titullin dy javë përpara përfundimit të kampionatit.

Të Dielën u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve për skuadrën e Vorës nga FSHF. Trofeu iu dorëzua kampionëve nga Shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Vora do të luajë në elitë për 19-vjeçarë në edicionin e ardhshëm. Ky sukses vjen pas ekipit të parë të Vorës, që gjithashtu siguroi ngjitjen në elitë. /tvklan.al