Flamurtari ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Vlonjatët triumfuan minimalisht ndaj Vorës në javën e fundit të Kategorisë së Parë, për të mbajtur vendin e dytë.
Goli i Ememe, i dha fitoren dhe ngjitjen në elitë skuadrës së Flamurtarit, e cila rikthehet mes më të mirëve të futbollit shqiptar, pas pesë viteve.
Në krahun tjetër, Vora festoi titullin kampion, si vendi i parë, pasi ngjitjen e kishte siguruar pak javë më parë.
Besa u rendit në vendin e tretë me 74 pikë, ndërsa do të luajë në “play off” së bashku me Burrelin, Pogradecin dhe Apoloninë. Ekipi që del fitues nga “play off”, do të përballet me skuadrën e vendit të tetë në Superligë.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al