Tottenham ngjitet i pesti

Një supergol i Fred i ka dhënë fitoren në debutim trajnerit Ragnik në stolin e Manchester United. Portugezi shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Kristal Palas, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Para tyre gjendet Tottenham, që nuk bën hapa fals për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. ‘Gjelat’ nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren ndaj Norëiç të vendit të fundit, teksa triumfoi me shifrat 3-0.

Golat me vlerën e tre pikëve mbajnë firmën e Lukas Moura, Sançez dhe Son Heung-Min. Tottenham ndodhet në vendin e pestë me 25 pikë.

Klan News