Në qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet

Paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetësisë se në fillim të mujit qershor do të mund të hapen çerdhet dhe kopshtet është mirëpritur nga prindërit. Madje shumë kanë thënë se kanë humbur edhe punën për të mbajtur fëmiëjt.

Sipas tyre më mirë të nisin tani në verë se sa në shtator, pasi situata me koronavirusin do të jetë e njëjtë, ai nuk do të zhduket dhe kthimi në kopshte u bën mirë dhe fëmijëve.

Por një ngushëllim për ta është se fëmijët nuk preken nga koronavirusi, por edhe nëse preken ata e kalojnë shumë lehtë.

Kjo fundjavë është e fundit që do të jetë  e mbyllur. Edhe këtë të shtunë janë lejuar të dalin të moshuarit deri në orën 10:00.

Ndërsa prindërit me fëmijët nën 14 vjeç kishin mundësi të dilnin deri në orën 17:30. Po ashtu dhe nesër do të jetë e njëjta kohë lëvizjeje për këto kategori.

Por siç duket edhe nga pamjet rrugët dhe sheshet janë plot, ndaj mbyllja në banesë në mesditë nga rreziku i infektimit, për ta nuk ka më sens.

Klan Plus