Ngjarja në Stamboll

Parti në periudhë koronavirusi. Këtë kanë zgjedhur të bëjnë një grup të rinjsh në Stamboll në këto ditë izolimi. Një festë ditëlindjeje me maska dhe doreza, për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ftesës së njërit prej të rinjve iu përgjigjën pozitivisht rreth 80 persona të tjerë dhe u bashkuan në një prej vilave në qytet. Fillimisht ata ndezën zgarën për të pjekur mish dhe më pas nuk mund të mungonte alkooli. Dhe siç ndodh rëndom tashmë në eventet e organizuara nga të rinjtë, gjithçka ishte në transmetim live në rrjetet sociale për të gjithë fansat e tyre.

Teksa festa vazhdonte policia ndërmori një operacion blic duke i kapur në flagrancë të rinjtë që thyen rregullat e karantinës. Të gjithë u shoqëruan në komisariat ndërsa 11 prej tyre u vunë në pranga dhe ndodhen në arrest shtëpie. Pronari i vilës që thirri edhe festën u shpreh i penduar duke thënë se do të ishte më mirë mos ta kishin ndezur zgaren. Veprimi i të rinjve ka shkaktuar edhe një reagim të veçantë të spikeres së lajmeve në një kanal televiziv.

Klan Plus