Artisti italian zbulon statujën e Maradonës pranë stadiumit të Napolit

Ashtu siç ishte edhe parashikuar, mijëra adhurues të legjendës së ndjerë të futbollit, Diego Armando Maradona dolën në sheshin para stadiumit të qytetit të Napolit për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së tij.   

Artisti Domenco Sepe ekspozoi për publikun statujën e argjentinasit me përmasat reale të trupit të futbollistit, emrin e të cilit e ka marrë stadiumi i Napolit. Ritual që u prit me brohorima nga të pranishmit të cilët thirrnin emrin e Maradonës dhe kënduan këngët që e kishin shoqëruar në rrugën drejt fitimit të dy titujve të Seria A me klubin.


Prezent në këtë ceremoni ishte dhe presidenti aktual i skuadrës së Napolit, Aurelio de Laurentis, i cili u shpreh mjaft i lumtur se në karrierën e tij të suksesshme, Maradona ka veshur fanellën e klubit që ai zotëron.


Klan News