Ka nisur mes atmosferës festive të fundvitit kjo natë e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan.

Në garë janë 10 konkurrente dhe pas puntatës së sotme pritet të mbeten vetëm 9 vajza, të cilat do të vijojnë rrugëtimin e kësaj romance live me princin modern, Saimirin.

Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kësaj radhe 33-vjeçari kishte vendosur që t’i ftonte të gjitha vajzat në vilën e tij për të festuar, duke qenë se për ta është hera e parë që festojnë larg familjeve.

Ata kanë shkëmbyer dhurata mes njëri-tjetrit, kanë zhvilluar disa lojëra në vilë dhe nuk kanë munguar as urimet për festat.

Saimiri: Vajza ky është viti i parë që si unë dhe ju nuk po festojmë me familjet tona. Shpresoj të kalojmë sa më bukur bashkë dhe ndoshta me njërën nga ju do të jem dhe vitet e tjera. Kam marrë disa dhurata të vogla për secilën nga ju.

E para është Generda, një palë çorape të kuqe. Meqë janë festat dhe meqë vjen nga një vend i ftohtë si Gjermania.

Për Merin Saimiri kishte zgjedhur një trëndafil të vendosur në një kafaz xhami, të cilin ajo e pëlqeu shumë.

Meri: Më suprizove, kjo qenka shumë e veçantë. Je shumë i sjellshëm, të falenderoj.

Ndërkohë, Redona mori si dhuratë një kapele

Redona: Qenka shumë e bukur

Saimiri: Ta bëra sepse pashë atë ditë në takim që kishe një, të shkonte shumë dhe mendova që do të të pëlqejë.

Për Enxhëllin 33-vjeçari kishte menduar një shall të kuq

Enxhëll: Shumë i bukur!

Saimiri: Ma more prapë, doli gjirokastritja

Silvanës ai i dhuroi një shami flokësh.

Saimiri: Unë i kam qejf aksesorët tek vajzat dhe është një shami për flokët.

Nga ana tjetër, një dhuratë mjaft të veçantë mori Suela, të cilës Saimiri kishte vendosur t’i dhuronte një palë të brendshme të kuqe.

Saimiri: Këto janë që të të sjellin fat, mos e keqkupto.

Suela: Do t’i vesh në një natë speciale me ty.

Xhesi mori si dhuratë një filxhan, Flavia një arush dhe Arjana një palë doreza dantelle.

Ndërkohë, për Valentinën ai kishtë menduar jë shishe shampanjë mjaft të veçantë.

Saimiri: Kjo shampanjë është prodhuar në vitin 1800. Vajza që e ka prodhuar ia ka dhuruar të dashurit të vet. Vajza nuk ishin dhurata shumë të mëdha por i kam bërë me zemër.

Më tej nuk kanë munguar as dhuratat nga ana e vajzave, të cilat kishin zgjedhur gjëra shumë simbolike.

Meri kishte vendosur t’i dhuronte një palë çorape të kuqe dhe një shall.

Meri: Këto Krishtlindje janë të zymta për mua, por ti i dhe dritë dhe ngjyra duke më ftuar që të zbukuronim bashkë pemën.

Enxhëll i dhuroi një tjetër libër, kësaj here të Kadaresë.

Enxhëll: Dëshiroj të të ftoj në Gjirokastër.

Saimiri: Shihemi në Gjirokastër

Generda kishte menduar një fotografi në xham të natës së parë, kur ka takuar Saimirin në studio.

Generda: Kjo pjesë më ka emocionuar shumë dhe prandaj e bëra dhuratë.

Një dhuratë mjaft interesante ishte edhe ajo e Xhesit, e cila  kishte shkruar në një pllakë druri disa rregulla parimore për familjen.

Xhesi: Disa rregulla, disa parime kryesore që do të ketë në një familje:

-Gjithmonë të jesh i sjellshëm

-Inkurajoni njëri-tjetrin

-Thuajani që e doni njëri-tjetrin

-Falni

-Gjithmonë tregoni të vërtetën

Saimiri: Kjo dhuratë ka shumë domethënie, faleminderit

Suela nuk kishte sjellë dhuratë për Saimirin, teksa u shpreh se në vend të dhuratës ai do të marrë zemrën e saj.

Suela: Saimir, siç e sheh nuk kam asnjë dhuratë sepse edhe jam tip që nuk kam qejf të bëj dhurata. Por ti do fitosh zemrën time.

Saimiri: Do ma japësh që tani?

Suela: Jo jo kur ta meritosh. Unë jam dhurata jote kështu si kallup.

Redona nga ana tjetër i dhuroi një strilograf të personalizuar.

Redona: Unë mendova edhe ëmbëlsirat. Ti i ke shumë qejf dhe unë i kam shumë qejf.

Ndërsa Valentina i dhuroi një trëndafil blu, i cili nuk thahej.

Valentina: Kjo është dhurata ime për ty, meqë ti na dhuron çdo natë trëndafila. Ky është një trëndafil i veçantë sepse nuk thahet.

Në fund ata bënë edhe lojën e famshme me shishe, ku nuk munguan dënimet për Saimirin dhe puthjet, ku sërish ishte Suela ajo që e puthi./tvklan.al