Zagradeci është një nga fshatrat e boshatisur të bashkisë së Devollit, ku kanë mbetur vetëm të moshuar.

Bashkia organizoi ketë fundjavë, që përkon me Ditën Botërore të Turizmit, festën e Prespës së Vogël.

Ata pak banorë që jetojnë ende në Zagradec, u bënë pjesë e panairit me  gatime tradicionale, punime artizanale dhe produktet e zonës.

Mungesa e investimeve është e dukshme, pavarësisht potencialit që ka zona. Bashkia e Devollit ka gati projektet për rivitalizimin e Zagradecit.

Banorët që janë kthyer pas shumë vitesh në Zagradec, e kanë gjetur fshatin të pandryshuar.

Festat lokale të organizuara nga bashkia e Devollit po kthejnë vëmendjen edhe tek fshatrat e harruar, por me potenciale dhe mundësi reale për zhvillimin e turizmit.

Klan News