Zagradeci është një nga fshatrat e boshatisur të bashkisë së Devollit, ku kanë mbetur vetëm të moshuar.
Bashkia organizoi ketë fundjavë, që përkon me Ditën Botërore të Turizmit, festën e Prespës së Vogël.
Ata pak banorë që jetojnë ende në Zagradec, u bënë pjesë e panairit me gatime tradicionale, punime artizanale dhe produktet e zonës.
Mungesa e investimeve është e dukshme, pavarësisht potencialit që ka zona. Bashkia e Devollit ka gati projektet për rivitalizimin e Zagradecit.
Banorët që janë kthyer pas shumë vitesh në Zagradec, e kanë gjetur fshatin të pandryshuar.
Festat lokale të organizuara nga bashkia e Devollit po kthejnë vëmendjen edhe tek fshatrat e harruar, por me potenciale dhe mundësi reale për zhvillimin e turizmit.
Klan News