Ky ishte reagimi i tifozëve të Kosovës në stadiumin Vasil Levski të Sofies në kur Elbasan Rashani në minutën e 93 shënoi golin e fitores në ndeshjen me bullgarinë.

Festa vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes ku lojtarë dhe drejtues të federatës madje dhe kryetari i parlamentit Kadri Veseli, nuk u përmbajtën

Ishte Milot Rashica që dha shkëndijën se Kosova e kërkonte me ngulm këtë fitore kur në minutën e 14 shënoi golin e parë.

Pas dy golave të Bullgarisë, Murriqi barazoi për Kosovën në mesin e pjesës së dytë. Kosova besoi deri në fund atëherë kur Rashani realizoi golin e tretë.

“Jam i kënaqur si nga loja dhe nga rezultati. Kishim punuar shumë për këtë ndeshje. Ishte fitorja e parë në kualifikuese dhe ka një rëndësi të veçantë. Skuadra jonë është e re dhe na duhet ende të punojmë. Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Duhet të besojmë dhe tek kualifikimi”.

Kosova regjistroi në këtë mënyrë ndeshjen e 14 radhazi pa pësuar humbje. Dardanët do të rikthehen në fushë në shtator kundër republikës Ceke me synimin për të marrë vendin e dytë në grup.

Tv Klan